Policia ka arrestuar Arjan Bilanin, shoferin e autobotit pas aksidentit të ndodhur një ditë më parë, në të cilin humbi jetën një 72-vjeçare.
Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, viktima, Athina Bushi, është penguar diku dhe më pas është përplasur me gomën e pasme të autobotit.
Bushi ndërroi jetë në vendngjarje. Aksidenti fatal ndodhi paraditen e së martës, rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë Gjykatës së Tiranës.