Një ankues ka denoncuar në polici bashkëshorten e tij, pasi ajo ushtronte dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre.
Sipas ankuesit, bashkëshortja ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës për një kohë të gjatë.
Rasti u raportua mëngjesin e së martës. “Si dëshmi lidhur me rastin ankuesi ka proceduar videoincizime dhe mesazhe”, thuhet në njoftimin e policisë.
E dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ajo u lirua në procedurë të rregullt.
Rasti u iniciua si “Dhunë në familje”