Kosovari tjetër që vdiq tragjikisht në Austri, ishte veteran i UÇK-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.03.2026, 08:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb. Katër persona kanë humbur jetën. Nga viktimat, tre janë shqiptarë: Pajtim Bajrami (1990), Asllan Musliu (1977) dhe Istref Zekaj.

Asllan Musliu ishte edhe veteran i UÇK-së, kurse lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publike familjarët dhe miqtë përmes njoftimeve mortore në rrjetet sociale.

Ai gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte pjesë e Drejtimit taktik nr 2 të operacionit “ Shigjeta

“Ai gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte pjesë e Drejtimit taktik nr 2 të operacionit “ Shigjeta”. Asllani aksidentalisht ndërroi jetë në një kantier ndërtimi në Vienë të Austrisë.

“Ai ishte një djalë shembullor, zemërbardhë, i afërt me të gjithë.. Më kujtohet dita kur e la uniformën dhe mori rrugën e mërgimit… Lamtumirë bashkëluftëtari im… Ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu, miqëve dhe gjithë shokëve dhe bashkëluftëtarëve. I përjetshëm qoftë kujtimi për ty Asllan!“, tha një mik i të ndjerit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit