Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë vendgrumbullimin e mbeturinave në Fier, duke shkaktuar një re të dendur tymi të zi që ka mbuluar zonën përreth dhe një pjesë të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa era ka favorizuar shpërndarjen e tymit, duke krijuar shqetësim te banorët. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të situatës, megjithatë, deri më tani zjarri nuk është neutralizuar plotësisht.
Shqetësuese mbetet fakti se pranë vendgrumbullimit ndodhen edhe banesa, çka rrit rrezikun për përhapjen e flakëve dhe ndikimin në shëndetin e banorëve për shkak të tymit të dendur.