Aksion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, policia dështon sërish “mjeshtri i tritolit” i shpëton arrestimit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.03.2026, 15:51

Ylli Zalla vijon të jetë në qendër të hetimeve për ngjarje kriminale të rëndësishme, përfshirë atentatin në Rinas ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Dyshohet se automjeti i përdorur nga autorët dhe armët e krimit janë siguruar nga banesa e tij në Fushë-Krujë, megjithëse ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Policia e Shtetit zhvilloi një operacion të gjerë në Fushë-Krujë për kapjen e Zallës, i shpallur në kërkim që nga nëntori 2025 për armëmbajtje pa leje dhe dyshime për përfshirje në aktivitete kriminale më të gjera. Forca të shumta rrethuan zonën, por ai arriti të largohej pak para ndërhyrjes, ndërsa kërkimet për kapjen e tij vazhdojnë intensivisht.

Në kontrollime të mëparshme në banesën e Zallës, autoritetet sekuestruan një arsenal armësh dhe lëndësh shpërthyese, përfshirë tritol, granata dore, armë zjarri, mijëra fishekë, bomba me telekomandë dhe sasi lënde narkotike. Zalla nuk është i panjohur për drejtësinë; ai ka qenë i arrestuar më parë për prodhim të bombave artizanale, armë dhe lidhje të dyshuara me grupe ekstremiste. Policia nënvizon se operacioni është pjesë e një strategjie më të gjerë për të parandaluar ngjarje kriminale dhe për të kapur personat në kërkim, ndërsa hetimet mbi ndihmësit e mundshëm të Zallës vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit