1.2 Miliardë lekë për “miqtë e vjetër”: Igli Tafa i AKSHI-t “i puth te pasmet” Gentian Likajt

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.03.2026, 22:09

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen me koston e lartë të jetesës, në zyrat e AKSHI-t, "tepsija" e parave publike vazhdon të ndahet me qetësi olimpike. Drejtori i ri, Igli Tafa, duket se ka mësuar shpejt zanatin e paraardhësve, duke vijuar traditën e dhënies së tenderave miliona eurosh për klientët e rregullt të institucionit.

Bëhet fjalë për tenderin me referencë REF-54889-07-15-2025, me objekt mirëmbajtjen e sistemit AFMIS (Sistemi Informatik i Menaxhimit Financiar) për Ministrinë e Financave. Një shërbim që kushton plot 99,999,960.00 lekë të reja (rreth 1.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH). Fituesi? Sërish ata, emrat që "rastësisht" dalin gjithmonë në krye: COMMUNICATION PROGRESS, në pronësi të Gentian Likajt dhe Enkeleidi Zoraqit.

Hulumtimi i dokumentacionit tregon një fakt skandaloz që ulëret për fitues të paracaktuar:

  • Në garë morën pjesë 5 kompani.

  • Çuditërisht, 3 prej tyre nuk kanë ofruar asnjë vlerë ekonomike!

Pyetja që lind është: Pse një kompani hyn në një tender mbi kufirin e lartë monetar dhe nuk paraqet ofertë? Përgjigja është e thjeshtë për këdo që njeh skemat e korrupsionit në Shqipëri: Ato shërbejnë si "numra plotësues" për të krijuar fasadën e një gare fiktive, ndërkohë që rruga është shtruar me tapet të kuq për kompaninë e Likajt dhe Zoraqit.

Nëse kërkon emrin e Gentian Likajt në regjistrat e tenderave publikë, rezultati është i frikshëm. Ai figuron si një nga përfituesit më të mëdhenj të parave të teknologjisë në Shqipëri. Ky nuk është thjesht sukses biznesi, por një "pajtim" i përhershëm me AKSHI-n, ku tenderat milionësh duket se janë të qepur sipas masës së tij.

Igli Tafa, i cili duhej të garantonte transparencën e AKSHIT, po dëshmon se është thjesht një administrator i rradhës i interesave të ngushta. Si mund të shpjegohet që një fond limit prej rreth 2 miliardë lekësh të vjetra jepet me një diferencë aq të dyshimtë, ndërkohë që konkurrentët e tjerë "harrojnë" të shënojnë çmimin?

Ky nuk është thjesht një tender, është një atentat ndaj buxhetit të shtetit. Paratë që duhet të shkonin për shërbime reale, përfundojnë në xhepat e "fituesve të zakonshëm", ndërsa AKSHI vazhdon të funksionojë si një bankomat privat për një grup të vogël njerëzish.

Shteti hesht, SPAK a po shikon? Ky dokumentacion është një ftesë e hapur për hetim, ku shifrat dhe emrat flasin vetë për një skemë të mirëfilltë abuzimi me taksat e shqiptarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit