Trafiku në autostradën Durrës-Tiranë është kthyer në një tmerr të vërtetë për qindra qytetarë që çdo ditë janë të detyruar të përshkruajnë këtë aks.
Por ditën e sotme, situata paraqitet edhe më kaotike pasi qytetarët raportojnë trafik të rënduar prej disa orësh dhe pa asnjë zgjidhje nga policia.
Një qytetar raporton se nga Kthesa e Shijakut deri te Kthesa e Rinasit, ka qëndruar 2 orë në trafik, edhe pse kjo rrugë zgjat shumë pak minuta.
Një tjetër qytetar shkruan:
“Një orë e 45 minuta nga Durrësi në Tiranë dhe mbetemi të bllokuar në Vorë. S’kemi as ujë për të çelur iftarin, jemi edhe me fëmijë e familje”.
Sipas qytetarëve policia qëndron në cepave të rrugës duke gjobitur automjetet që devijojnë në trafik, pa ndihmuar në lehtësimin e situatës.
Ndërkohë i gjithë ky bllokim dhe orë të gjata në trafik, përveç lodhjes e stresit përkthehen në kosto monetare pasi aktualisht çmimi i naftës ka arritur 200 lekë.