20-vjeçarja shqiptare humb jetën pas rënies nga pallati

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.03.2026, 17:02

Anxhela Byku, një vajzë 20-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ra të martën në oborrin e pallatit ku jetonte në rrugën Beverora bashkë me bashkëshortin, ka ndërruar jetë në mbrëmjen e së enjtes, më 12 mars, në repartin e terapisë intensive të spitalit të Piacenzës, Itali.

Plagët e shkaktuara nga rënia nga lartësia ishin tepër të rënda. Për dinamikën e tragjedisë po hetojnë karabinierët e njësisë hetimore, të cilët po përpiqen të rikonstruktojnë çdo detaj të asaj që ndodhi.

Aktualisht, hipoteza më e besueshme është ajo e një veprimi të dëshpëruar që përjashton përfshirjen e personave të tjerë, pasi shqiptarja ishte vetëm në apartament në momentin që ndërmori këtë akt tragjik.

Alarmi u dha nga personi që e gjeti vajzën të shtrirë në oborr, duke nxitur ndërhyrjen e ambulancës së Kryqit të Kuq.

Hetuesit kanë kryer matjet dhe hetimet brenda banesës dhe në zonën poshtë pallatit, duke dëgjuar edhe fqinjët dhe partnerin e 20-vjeçares për të sqaruar nëse bëhej fjalë për një akt të qëllimshëm apo një aksident tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit