“Ambasadorja amerikane në Greqi takoi Ramën për ndërtimin e një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.03.2026, 15:57

Kryeministri Edi Rama priti në Tiranë ambasadoren e SHBA-ve në Greqi, Kimberly Guilfoyle, e cila konsiderohet gjithashtu një nga bashkëpunëtoret më të besuara të presidentit amerikan Donald Trump. Takimi u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë, ku Rama e mirëpriti ambasadoren me një përqafim miqësor përpara se të nisnin bisedimet mes tyre.

Sipas mediave greke, vizita e Guilfoyle në Tiranë lidhet me zhvillimet në sektorin energjetik në rajon. Media “Energymag” raportoi më herët se një nga temat kryesore të diskutimit është mundësia e ndërtimit të një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror (FSRU) në Shqipëri, një projekt që do të ndikonte në furnizimin me gaz të vendeve të Ballkanit dhe në integrimin e tyre në rrjetin energjetik evropian.

Raportimet theksojnë se infrastruktura për LNG është bërë një çështje strategjike për Evropën, sidomos pas tensioneve në tregjet globale të energjisë dhe përpjekjeve për të diversifikuar burimet e furnizimit me gaz. Një projekt i tillë në Shqipëri do të kishte rëndësi të veçantë për sigurinë energjetike të rajonit, ndërsa vjen në një kohë kur Greqia po synon të forcojë rolin e saj si qendër rajonale për importin dhe shpërndarjen e gazit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit