“Shtëllunga e tymit nga uzina e ferrokromit në Elbasan, helmon banorët”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 12.03.2026, 23:57

Banorët e Elbasanit janë duke përjetuar një situatë tepër shqetësuese për shkak të ndotjes së ajrit që vjen nga uzina e ferrokromit në qytet. Sipas banorëve, gjatë natës uzina lëshon në ajër tym dhe gazra toksike, të cilat ndotin ajrin dhe rrezikojnë shëndetin e komunitetit.

Një videon e mbërritur në redaksi nga qytetarët tregon se si tymi i dendur del në qiell të hapur, duke krijuar një peizazh shqetësues dhe duke treguar se ndotja nuk ndalet as në orët e vona të natës. Banorët shprehin shqetësimin se kjo situatë po shkakton probleme shëndetësore, veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit.

Ndotja industriale është një problem serioz që prek jo vetëm mjedisin, por edhe jetën e përditshme të qytetarëve. Banorët e Elbasanit kërkojnë veprim të menjëhershëm për të parandaluar dëmtimet e mundshme dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit