Federata polake premton bonus 4.2 milionë $ për lojtarët nëse mposhtin Shqipërinë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.03.2026, 18:16

Polonia do të përballet me Shqipërinë më 26 mars në gjysmëfinalen e fazës “play-off” për kualifikimin në Kupën e Botës. Në prag të kësaj ndeshjeje vendimtare, Federata Polake e Futbollit ka vendosur të motivojë futbollistët me një shpërblim të konsiderueshëm financiar në rast kualifikimi.

Sipas gazetarit Mateusz Ligęza nga Radio ZET, lojtarët e përfaqësueses polake do të përfitojnë rreth 4.2 milionë dollarë nëse skuadra arrin të sigurojë një vend në Botëror. Kjo shumë përbën rreth 40% të fondit prej 10.5 milionë dollarësh që FIFA u jep ekipeve pjesëmarrëse në fazën e grupeve të turneut.

Gazetari polak bëri të ditur përmes një postimi në platformën X se, nëse Polonia kualifikohet në Kupën e Botës, një pjesë e konsiderueshme e shpërblimit që FIFA i jep federatës do t’u ndahet futbollistëve si bonus.

Nëse arrin të mposhtë Shqipërinë, Polonia do të luajë në finalen e “play-off”-it ndaj fituesit të përballjes mes Ukrainës dhe Suedisë, për të siguruar një biletë për në Kupën e Botës.

Ndërkohë, trajneri i përfaqësueses polake, Jan Urban, pritet të publikojë më 20 mars listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën ndaj Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit