Vuan nga skleroza, kërkohet ndihmë për gjetjen e 65-vjeçarit nga Tirana

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.03.2026, 21:53

Familjarët e Isuf Kurtajt i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi rezulton i zhdukur prej disa orësh.

Sipas tyre, 65-vjeçari nga Tirana, i cili vuan nga skleroza, është larguar nga banesa rreth orës 16:45 dhe që prej atij momenti nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Ai është parë për herë të fundit në zonën e Kompleksit Malajzian. Në momentin kur është larguar nga shtëpia, Isuf Kurtaj kishte veshur rroba gjumi ngjyrë gri dhe shapka jeshile.

Përditësim: Pas publikimit të rastit në JOQ Albania, 65-vjeçari është gjetur shëndoshë e mirë dhe është ribashkuar me familjen. Falënderojmë të gjithë qytetarët që ndihmuan në gjetjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit