SI SOT/ Kur Drenova i jepte Hajdarit 1 miliardë për mirëmbajtje! Kur do veprojë SPAK?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.03.2026, 14:53

Pesë vite më parë, më 11 mars 2021, Skerdi Drenova, atëherë drejtori i OST, shpalli fituese kompaninë “H&E ENERGY” në tenderin me numër reference REF-83384-12-29-2020, me objekt “Pajisje për mirëmbajtjen e Nënstacioneve”. Kompania në pronësi të Hajdar Kurti ofroi 88,943,000 lekë të reja pa TVSH, më shumë se konkurrentët, ndërsa një tjetër kompani u kualifikua jo pavarësisht se ofroi rreth 47 milion lekë më pak. Vlera fituese ishte thuajse identike me fondin limit, duke ngjallur dyshime për paracaktim.

Pavarësisht këtij skandali, Skerdi Drenova nuk u ndëshkua; përkundrazi, u emërua më pas në krye të UKT ku e drejtoi institucionin për një vit, duke lënë publiku me pyetje mbi transparencën dhe përgjegjësinë e drejtuesve publikë, duke përfshirë edhe Erion Veliaj, për të cilin më herët ishte përfolur lidhur me punësimin e bashkëshortes së tij si këshilltare nga Drenova.

Pesë vite më vonë, pyetja mbetet aktuale dhe e fortë, A ka ndërmarrë SPAK ndonjë masë ndaj këtij rasti? Kur do të ketë përgjegjësi për tenderët e paracaktuar dhe për emërimet e papërshtatshme? Publiku kërkon përgjigje dhe veprime konkrete për të garantuar drejtësi dhe besim në institucionet publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit