Një i moshuar është larguar nga shtëpia e tij në orët e para të mëngjesit dhe ende s’është kthyer.
Ramazan Mera, 91-vjeçar ka dalë nga shtëpia midis orës 02:00-05:00 në drejtim të paditur kur të gjithë po flinin gjumë.
I moshuari, banues në fshatin Gjorëm të Laçit ka me vete edhe mjetet e tij të identifikimit.
Familjarët kanë njoftuar edhe policinë, por kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen e gjyshit të tyre.
Kushdo që e ka parë ose e sheh Ramazanin është i lutur të kontaktojë në numrin: 0685275366