Pak minuta më parë, rrjetet sociale shpërndanë me shpejtësi një lajm të rremë se Xhovana Nikolli, një personazh i njohur në rrjete sociale kishte ndërruar jetë pas konsumimit të fostoksinës, informacion që u përhap edhe në disa media.
Vetë Nikolli ka reaguar menjëherë për redaksinë e JOQ Albania, duke mohuar kategorikisht çdo pretendim që lidhet me gjendjen e saj shëndetësore. Ajo thekson se nuk ka qenë fare pranë QSUT dhe nuk ka konsumuar asnjë lëndë helmuese.
“Jam mirë dhe askush mos të shqetësohet për gjendjen time shëndetësore,” deklaroi Xhovana Nikolli, duke qetësuar ndjekësit e saj.
Kujtojmë se Nikolli u bë e njohur në rrjetet sociale pas përplasjeve të saj me Nuredin Dumani në platformën TikTok, duke fituar vëmendje të madhe në rrjet. ërmes këtij reagimi, ajo synon të sqarojë situatën dhe të frenojë përhapjen e lajmeve të paqena duke shtuar se do të bëj një kallëzim në polici për të gjitha lajmet e pavërteta mbi vdekjen e saj.