Linda bukuroshja i jep 700 MILIONË LEKË tender deputetit të PS Vasil Llajo

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.03.2026, 13:00

Në zyrën e Linda bukuroshes, drejtoreshës së Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), "makineria" e parave nuk ndalet. Një dokument i siguruar së fundmi ekspozon një tjetër procedurë që mban erë klientelizmi dhe favorizimi politik në Shëndetësi. Rilindasit u japin paratë e qytetarëve rilindase të tjerë që përdorin metoda kamuflimi të dobëta. Pra me pak fjalë janë të dy për burg...

Pogaj, ka firmosur finalizimin e një tenderi me vlerë marramendëse, ku fituesi duket se ka pasur "rrugën e shtruar" pavarësisht konkurrencës.

Mbi 700 Milionë Lekë pa TVSH për "SWISSMED" e Vasil Llajos. Bëhet fjalë për tenderin me objekt blerjen e kiteve dhe reagentëve për analizat e gjakut për llogari të QSUNT "Nënë Tereza" të Anxhela Paparizos.

Edhe pse në garë ishin 5 operatorë ekonomikë, fitues është shpallur "SWISSMED" SHPK, kompania e deputetin e Partisë Socialiste, Vasil Llajo. Ajo që ngre dyshime të forta mbi ligjshmërinë dhe transparencën e kësaj procedure është shënimi i "Flamurit të Kuq" (Red Flag) mbi këtë tender për Skualifikimin e të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit & Skualifikimin e ofertës me vlerë më të ulët", duke i bërë dëm kolosal fondeve publike të Buxhetit të Shtetit.

Kjo do të thotë se Arlinda Pogaj dhe komisioni i saj kanë nxjerrë jashtë loje 4 kompani të tjera, përfshirë ato që mund të kenë ofruar çmime më të lira për buxhetin e shtetit, duke i lënë "fushë të hapur" kompanisë së deputetit të mazhorancës.

Kjo nuk është hera e parë që institucioni i drejtuar nga Pogaj vihet në shënjestër për tendera që "qepen" sipas masës së klientëve të pushtetit. Ndërkohë që qytetarët paguajnë taksa, milionat e shëndetësisë përfundojnë sërish në xhepat e politikanëve që supozohet t'i shërbejnë popullit.

Interesant është fakti se pak ditë pasi ka marrë mandatin, Vasil Llajo ia ka kaluar kompaninë të kamufluar në emër një gruaje të quajtur Argita Bojaxhiu. Por jo vetëm SWISSMED por edhe kompaninë tjetër LAYO shpk, të emëruar pas mbiemrit të vetë deputetit. Kështu deputeti synon të kamuflojë paratë publike që merr nga Buxheti i Shtetit... duke "shitur" de jure kompanitë e tij tek të besuarit e vet dhw pret që populli t'i besojë që nuk përvetëson paratë publike...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit