Deri këtu ka shkuar varfëria? Burri kapet duke vjedhur një arkë me domate

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.03.2026, 00:24

Një tjetër rast vjedhjeje është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, por këtë herë bëhet fjalë për një episod që ngre pikëpyetje edhe për realitetin social në vend.

Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së një dyqani fruta-perimesh në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, shihet momenti kur një burrë afrohet në ambientet e jashtme të biznesit dhe vjedh një arkë të mbushur me domate.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Siç duket edhe në video, personi fillimisht ndalet dhe vështron përreth për të parë nëse ndodhet ndonjë kalimtar. Më pas ai heq mbulesën e produkteve që ndodheshin jashtë dyqanit, merr një arkë me domate dhe largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas qytetarit që ka dërguar pamjet në redaksinë tonë, bëhet fjalë për një arkë me domate të vogla (pomodorini), të cilat ishin lënë jashtë dyqanit të mbuluara.

“Përshëndetje JOQ. Në Rrugën e Elbasanit, mëngjesin e sotëm kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një burrë vjedh dhe largohet menjëherë. Do ju luteshim që video të publikohet që të bëhet i mundur identifikimi i personit. Ky person ka vjedhur një arkë të plotë me domate”, shkruan denoncuesi.

Pamjet ngrenë edhe një tjetër debat: në një kohë kur kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm, raste të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke treguar se situata ekonomike për shumë qytetarë mund të jetë bërë aq e vështirë sa disa përfundojnë duke vjedhur edhe produkte ushqimore bazë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit