Soni i Rrogozhinës i jep nga burgu 1.3 MILIARDË Lekë për një dorë asfalt biznesmenit demokrat Hamz Islamaj

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.03.2026, 09:52

Ndërkohë që kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla, ndodhet në burg për korrupsion stafi i tij ka marrë stafetën të çojë urdhrat e kryebashkiakut me mandat 4-vjeçar deri në fund.

Një tender me vlerë rreth mbi 1.3 miliardë lekë pa TVSH për një projekt asfaltimi i është dhënë një bizmesmeni të djathtë.

Tenderi është zhvilluar me procedurë të hapur teksa në garë morën pjesë 8 operatorë ekonomikë, por në fund fituese në shkelje të ligjit dje skualifikimin e të gjitha ofertave në garë u shpall kompania BE-IS Shpk, e biznesmenit Hamz Islamaj.

BE-IS është pjesë e bashkimit të operatorëve që kanë krijuar kompaninë koncesionare Kalisi Hydropower, e cila ka marrë me koncesion ndërtimin e dy hidrocentraleve HEC Veleshica 1 dhe HEC Veleshica 2 mbi lumin Veleshica, degë e Drini i Zi.

Pikërisht për këtë projekt, Prokuroria e Kukësit ka nisur që në korrik 2020 një hetim penal për dyshime mbi veprime të paligjshme gjatë zbatimit të kontratës koncesionare.

Sipas materialeve hetimore të referuara nga policia, kompania koncesionare dyshohet se ka vijuar punimet pavarësisht një vendimi të Gjykata Administrative e Apelit, e cila në 5 dhjetor 2018 kishte urdhëruar pezullimin e lidhjes së kontratës koncesionare dhe ndërprerjen e punimeve për projektin e hidrocentraleve.

Vendimi ishte marrë nga një trupë gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët Enkelejda Metaliaj, Arjan Qafa dhe Bernina Kondi, të cilët kishin urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të procedurave dhe të punimeve në terren.

Megjithatë, sipas dokumentacionit të referuar në prokurori, punimet në zonën e Veleshicës kanë vijuar edhe pas këtij vendimi, duke ngritur dyshime për ndërtim të paligjshëm dhe shkelje të vendimeve gjyqësore.

hahahahahahhahahhahaahhahahahaha

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit