Nxehen turqit në Sauk dhe nxjerrin armët, njëri prej tyre merr plumb në shpatull

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.03.2026, 20:29

Një konflikt i çastit mes dy shtetasve turq ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit, duke lënë një person të lënduar. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri verbal që ka agravuar shpejt, ku njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të bashkëkombësit të tij.

Sipas informacioneve të para, i plagosuri ka marrë një plumb në shpatull. Ai është transportuar me urgjencë drejt një spitali privat në kryeqytet për të marrë mjekim të specializuar. Burimet mjekësore bëjnë me dije se, fatmirësisht, plaga nuk i ka prekur organe jetësore dhe i dëmtuari ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë pas të shtënave. Ende nuk dihen motivet që çuan dy shtetasit e huaj drejt përplasjes me armë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit