Aktivistet femra protestojnë topless në Paris

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.03.2026, 10:00

Aktivistet e FEMEN zhvilluan një protestë të pazakontë në Paris gjatë Ditës së Gruas më 8 Mars, duke tërhequr vëmendjen pranë piramidës së Luvrit.

Disa nga anëtaret e këtij grupi aktivist u shfaqën topless dhe me maska derri në fytyrë, në një protestë simbolike që synonte të denonconte atë që ato e quajnë mbrojtje nga ligji të burrave të fuqishëm të akuzuar për abuzime seksuale.Aktivistet kishin pikturuar në qafë kollare dhe realizuan një performancë proteste me karakter teatral, me qëllim të nxisnin debat mbi patriarkatin dhe mungesën e përgjegjësisë në skandalet e mëdha të abuzimit.

Në trupat e tyre ishin shkruar slogane që lidhen me skandalin e Jeffrey Epstein, përfshirë mesazhe si “Team Epstein”, duke theksuar kulturën e pandëshkueshmërisë që, sipas tyre, rrethon figura të fuqishme të përfshira në raste shfrytëzimi seksual.

Sipas aktivisteve, maskat e derrit simbolizonin personat që ato akuzojnë për abuzim me pushtetin dhe shmangie të drejtësisë.

Protesta tërhoqi vëmendjen e turistëve dhe kalimtarëve në zonën e frekuentuar përreth Luvrit. Aksionet e FEMEN janë bërë të njohura ndërkombëtarisht për protestat topless, një taktikë që grupi thotë se përdoret për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe për të ngritur zërin për çështje që lidhen me të drejtat e grave, dhunën me bazë gjinore dhe hipokrizinë politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit