‘Mister arsyeja’: I riu filmohet duke thyer xhamat e autobusit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.03.2026, 21:47

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një moment shqetësues ku disa të rinj shihen duke dëmtuar një autobus të parkuar në zonën e Bathores.

Në pamje shihet një i ri teksa godet me gur dhe me një shufër druri xhamin e autobusit, duke vazhduar goditjet deri sa xhami thyhet. Ndërkohë, një tjetër i ri që ndodhet pranë tij e filmon gjithë skenën me telefon.

Sipas qytetarit që ka dërguar videon, ngjarja ka ndodhur në parkimin që ndodhet pas zonës së njohur si North Park në Bathore. Ai thotë se autobusi prej kohësh është i parkuar aty dhe nuk është në lëvizje.

“Disa çuna po thynin një autobus të parkuar tek parkimi mbrapa North Parkut, në Bathore. Autobusi ka kohë aty i parkuar, s’është në lëvizje,” – shkruan qytetari që ka dërguar videon.

Nuk dihen ende arsyet pse të rinjtë kanë ndërmarrë këtë veprim, ndërsa pamjet kanë shkaktuar reagime për dëmtimin e pronës dhe sjelljen e papërgjegjshme të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit