Pas largimit nga detyra të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në klanin e skllevërve të saj duket se ka rënë zija.
Më i prekuri nga të gjithë, thuhet se është pasardhësi i saj në detyrë, Enea Karakaçi, i cili u bë gati të qante sot kur ish-shefja me fjalë prekëse la detyrën.
Burime thonë se Karakaçi po e mban mirë rolin e të mërziturit, pasi siç dihet, skllevërit ndërrojnë pronar pasi shiten, e në këtë rast shitja e tij ishte emërimi ministër i MIE.
Karakaçi, i cili prej vitesh ka qenë pjesë e strukturave të sektorit energjetik dhe më herët drejtues në OSHEE, mori drejtimin e ministrisë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Karriera e tij është zhvilluar kryesisht si skllav i Belindës dhe përmbyllës i aferave të saj.
Kritikët kanë ironizuar se largimi i Ballukut nga posti nuk do të thotë domosdoshmërisht largim i ndikimit të saj në ministri, por lënia pas e disa ish-zarave synon mbajtjen e ndikimit të sundimit të gjatë në qeveri.