Banorët e fshatit Sherishtë duket se kanë marrë një “dhuratë” të veçantë nga bashkia. Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini, ka njoftuar me entuziazëm në rrjetet sociale për përfundimin e asfaltimit të rrugëve të brendshme të fshatit, duke e cilësuar si një investim të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës në zonë.
Në postimin e saj, në të cilin janë çaktivizuar dhe komentet Mersini shkruan: “Ka përfunduar asfaltimi i rrugëve të brendshme të fshatit Sherishtë, një investim i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës në zonë. Në ditët në vijim do të nisë vendosja e ndriçimit publik, për të rritur sigurinë dhe cilësinë e jetesës për komunitetin.”
Por realiteti në terren duket ndryshe nga statusi optimist. Sipas banorëve, rrugët e sapo “përfunduara” janë aq të ngushta dhe të parregullta sa në disa segmente mezi kalon një biçikletë, e jo më automjetet.
Fotot tregojnë një situatë që ngjan më shumë me një rrugicë improvizimi sesa me një investim serioz infrastrukture. Banorët pyesin: nëse kjo quhet asfaltim modern, si do të dukeshin rrugët po të mos ishte bë
Ndërkohë, ndërsa bashkia premton edhe ndriçim publik në ditët në vijim, banorët thonë se para dritave do të ishte mirë që rruga të ishte e kalueshme. Sepse mesa duket asfaltimi është bërë më shumë për foto në Facebook sesa për njerëzit që e përdorin çdo ditë.