Goditet rrjeti i Kolumbisë: Arrestohet Durim Keçi dhe grupi i drogës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.03.2026, 18:36

Një operacion i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka çuar në arrestimin e pesë personave të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, duke goditur degëzimet e reja të dosjes "Frakull".

Të arrestuarit e këtij operacioni janë:

  • Durim Keçi
  • Kevin (Arjan) Margjoni
  • Klevent Gjolena
  • Aldi Zonja
  • Musa Gjikola

Ky procedim është vijim i hetimit për ngarkesën prej 485.5 kg kokainë të importuar nga Kolumbia në vitin 2022. Droga ishte e tretur kimikisht brenda një sasie plehu organik për të shmangur zbulimin nga doganat. Pasi ngarkesa mbërriti në Frakull të Fierit, grupi kishte ngritur një laborator të posaçëm ku specialistët do të bënin procesin e nxjerrjes së kokainës së pastër nga plehu përmes solucioneve kimike.

Durim Keçi është emri më i njohur i kësaj liste. I cilësuar më parë si një nga personat më të rrezikshëm të mafies shqiptare në Itali, ai është dënuar nga Gjykata e Genovës me mbi 9 vite burg. Keçi njihet për sfidën e hapur ndaj drejtësisë, pasi ka kërcënuar prokurorët e Antimafias italiane gjatë seancave gjyqësore në shtetin fqinj.

Gjatë aksionit, SPAK dhe Policia e Shtetit sekuestruan:

  • 4 makina luksoze të tipit Land Rover (Range Rover Sport, Evoque, Discovery dhe Velar).
  • Pajisje celulare dhe prova të tjera materiale.

Operacioni u realizua me mbështetjen e autoriteteve të Malit të Zi, Kolumbisë, Eurojust dhe Europol. Me këto 5 arrestime të reja, numri total i personave të identifikuar në këtë rrjet kriminal shkon në 15.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit