Paparizo e QSUT i jep 2,5 MILIARDË LEKË oligarkëve të Shëndetësisë në SPAK Karathanos dhe Allajbeut! Seksere Linda “bukuroshja”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.03.2026, 12:35

Kafja e parë me "filxhan të plotë" e drejtoreshës së QSUT Anxhela Paparizo është 2,5 Miliardë Lekë për "Megapharmën", një kompani e ndarë mes kushëririt të Petrit Vasilit, Rasim Hamzaraj dhe oligarkut të koncesionit të Laboratorëve Janis Karathanos.

Seksere në këtë procedurë ka qenë Arlinda Pogaj, hajdutja me emër e qeverisë që shitet si e ndershme me reagimet që bën në rrjetet sociale, medemek mediat po i bien në qafë pasi e xhelozojnë se është "e bukur"...

Ndërsa drejtoresha e QSUT, e cila hiqet sikur jeton në një univers paralel deklaroi dje se nuk ka dijeni që mjekët u marrin para pacientëve për shërbimet në spital. Pavarësisht se hunda nuk ia nuhat lekët e xhepit, duket se ka një shqisë të gjashtë shumë të zhvilluar, nuhatjen e miliardave të Buxhetit të Shëndetësisë.

Bashkë me "ustalleshën" e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogajn, kanë gatuar një çorbë që serviret në zyrat e oligarkëve të mëdhenj.

Për Janis Karathanos me perandorinë e tij "Megapharma", rruga është shtruar me tapet të kuq (pavarësisht se tenderi është i shënuar me flamur të kuq për mungesë konkurrence), për përvetësimin e parave publike në shkelje të ligjit, ndërkohë që oligarku i koncesionit të laboratorëve është nën hetim nga SPAK.

Diferenca mes Fondit Limit dhe Ofertës Fituese është sa një pako çamçakëza, që Megapharma ta ketë gojën e freskët kur të gëlltisë miliardat.

35% të kompanisë fituese e ka kushëriri i Petrit Vasilit, Rasim Hamzaraj, njëkohësisht ortak i Klodian Allajbeut. Pra duket se në këtë tender Hamzaraj është "puppeti" pas të cilit po fshihet oligarku i shëndetësisë, koncesionari i Hemodializës Klodian Allajbeu edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për përfitimin fondesh publike së bashku me "kolegun oligark" Karathanos.

30% e kësaj kompanie zotërohet nga T-MEDSS e cila është njëhokësisht zotëruese e LABOPHARMA, kompanisë së oligarkut të shëndetësisë Janis Karathos e koncesionit të Laboratorëve.

Rreth dy muaj më parë sekserja Arlinda Pogaj ia jepte haptazi fondet publike dy oligarkëve me komoanitë e tyre, ndërsa tani kanë zgjedhur një mënyrë kamuflimi me kukullat e tyre.

Disa miliarda lekë të frikshme hynë pa i bërë syrri tërr në xhep e tashmë as rruga e kamuflimit duket se nuk do i shpëtojë vjedhjeve publike në bashkëpunim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit