Seks dhe raketa: 5-fishohet kërkesa për eskorta në Dubai gjatë sulmeve iraniane

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.03.2026, 19:57

Ndërsa bota mban frymën nga rreziku i një lufte globale dhe sirenat e alarmit ulërijnë nëpër rrugët e Lindjes së Mesme, në Dubai po ndodh diçka sa e pashpjegueshme, aq edhe groteske. Në vend që të kërkojnë strehim, turistët po vërshojnë drejt një tjetër "emocioni": shërbimeve të eskortave.

Sipas mediave evropiane, agjencitë e eskortave në Dubai po raportojnë një rritje pesëfish të kërkesave gjatë ditëve të sulmeve raketore. Turistët nuk po kërkojnë më thjesht shoqëri, por duan të përjetojnë kulmin e eksitimit pikërisht atëherë kur rreziku është më i madh.

Një nga vajzat që punon në këtë sektor e përshkruan kështu gjendjen:

“Klientët vijnë me një adrenalinë të paimagjinueshme. Ndihet sikur po përjeton seksin e fundit të jetës tënde dhe kjo krijon përshtypje që nuk harrohen kurrë.”

Psikologët dhe ekspertët e turizmit shpjegojnë se ky fenomen, ndonëse duket i sëmurë, vjen nga kombinimi i tensionit të lartë dhe nevojës për emocione ekstreme. Kur vdekja duket afër, dëshira për shfrenim shkon në nivele të paprecedenta.

Dubai njihet prej kohësh si vendi i miliarderëve dhe turistëve që kërkojnë fantazi që nuk i realizojnë dot gjetkë, por ky trend i ri i "seksit nën alarm" po thyen çdo rekord të mëparshëm. Autoritetet lokale, si zakonisht në raste të tilla, kanë zgjedhur të heshtin, duke lënë industrinë e shërbimeve për të rritur të lulëzojë mes kaosit.

Duket se për disa, fundi i botës është thjesht një arsye më shumë për të paguar më shtrenjtë për një natë shfrenimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit