Oferta të parezistueshme për Iran: 3 ditë, 385€ personi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.03.2026, 21:16

Teksa bota pret me ankth se kur do të ndizet fitili i radhës në Lindjen e Mesme, agjencitë shqiptare të udhëtimit kanë vendosur të thyejnë tabutë me udhëtime të lira në Teheran.

Për vetëm 385€, ju mund të shijoni një ekskursion 3-ditor ku pjesë e festave janë edhe raketat balistike, ku përfshihet edhe sistemi mbrojtës ajror.

Fotot për Instagram do të jenë "bombë" (fjalë për fjalë).

Fluturimi i kthimit nuk është i garantuar, gjë që e bën udhëtimin një përvojë të vërtetë "one-way" për ata që duan të harrojnë hallet që kanë lënë pas në Shqipëri.

Komentet epike të shqiptarëve për këtë ofertë të pazakontë nuk kanë munguar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit