Një postim i fundit në Facebook-un e deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka ndezur reagime në rrjet për shkak të gjuhës së përdorur dhe toneve kërcënuese ndaj kundërshtarëve politikë, rilindasve.
Reagimi i Palokës erdhi pas publikimit të një lajmi të medias rilindase Abc News Albania, i cili pretendonte se 65.9% e shqiptarëve janë kthyer nga emigrimi pas vitit 2013. Këto shifra duket se janë konsideruar si propagandë e pastër nga ana e demokratit.
Në postimin e tij, Paloka nuk i ka kursyer ofendimet e rënda dhe paralajmërimet për një "pastrim" të mundshëm politik:
"O ju qr o plehra te pafytyre. Po PD do jete ne rrugen e duhur kur te filloje t’ju pastroj nje here juve, sherbetoreve…"
Opozita e konsideron këtë lloj informacioni si një përpjekje të qeverisë për të zbukuruar realitetin e dhimbshëm të emigracionit. Postimi është shoqëruar me komente të shumta, ku mbështetësit e opozitës shprehin revolte ndaj shifrave, ndërsa rilindasit në komente i kanë kritikuar Palokës etikën e komunikimit në publik.