“Me lopata dhe kazma në duar, banorët e Stojanit rregullojnë rrugën vetë”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.03.2026, 20:49

Banorët e fshatit Stojan, lagjja Sefgjine, në njësinë administrative të Ulëz, thonë se kanë humbur durimin me premtimet dhe pritjet pa fund për rregullimin e infrastrukturës në zonë.

Prej më shumë se një viti, ata deklarojnë se kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme pranë institucioneve përkatëse për gjendjen e rënduar të rrugëve në zonë, por sipas tyre, asnjë ndërhyrje konkrete nuk është bërë.

Të ndodhur përballë neglizhencës dhe mungesës së reagimit, banorët kanë vendosur të mos presin më. Me forcat e tyre, me lopata dhe kazma në duar, ata kanë nisur të sistemojnë vetë segmentet problematike të rrugës. “Nuk kemi tender, nuk kemi mjete të rënda, por kemi nevojë të lëvizim dhe të jetojmë normalisht”, shprehen ata.

Sipas banorëve, situata është bërë e papranueshme, sidomos gjatë periudhave me reshje, kur rruga bëhet pothuajse e pakalueshme. Ata theksojnë se ndihen si “problemi i fundit” për zyrtarët, ndërsa për ta kjo është një çështje jetike e përditshmërisë.

“Ka ardhur koha që secili t’i bëjë ballë familjes dhe jetës së përditshme. Shteti ka hallet e veta, ne kemi hallet tona”, shprehen banorët, duke theksuar se synimi i tyre është të mos varen më nga premtimet boshe të qeverisë, por të krijojnë mundësi për t’i zgjidhur vetë problemet e komunitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit