U rrëzua nga tarraca e azilit duke soditur natyrën, humb jetën 72-vjeçarja në Gjirokastër

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.03.2026, 19:49

Ka ndërruar jetë sot, më 4 mars, shtetasja Sheqere Zeko, 72 vjeçe, banuese në Azilin e Pleqve në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, kur e moshuara është rrëzuar nga tarraca e institucionit, nga një lartësi prej rreth 7 metrash.

Dyshohet se 72-vjeçarja ndodhej në tarracën e azilit duke soditur natyrën në momentin kur ka rënë, duke pësuar fraktura në shpatull dhe në këmbë.

Pas incidentit, e moshuara u dërgua fillimisht me autoambulancë në Spitalin e Gjirokastrës. Pas ekzaminimeve të para, gjendja e saj u raportua fillimisht si e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Megjithatë, rreth një orë më vonë, gjendja fizike e 72-vjeçares është rënduar ndjeshëm. Mjekët e Gjirokastrës vendosën nisjen e saj për trajtim më të specializuar drejt Spitalit Memorial të Fierit.

Lajmi për ndarjen nga jeta është konfirmuar nga Spitali Memorial i Fierit. Mësohet se Sheqere Zeko ka mbërritur pa shenja jete në Pavionin e Traumës në këtë spital, pasi nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve gjatë transportit me autoambulancë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit