Një 18-vjeçar shqiptar, i cili duhej të ishte në burg për një grabitje të rëndë të shoqëruar me plagosje me thikë, është arrestuar nga policia në Genova, pasi u kap duke lëvizur lirshëm me monopatinë elektrike në rrugët e qytetit.
Sipas mediave italiane, ndaj të riut ishte lëshuar një urdhër “arrest me burg” nga Gjykata për të Mitur në Genova më 20 janar, për veprën e grabitjes së rëndë. Ngjarja kishte ndodhur disa javë më parë në “Piazza della Vittoria”, ku një 17-vjeçar ishte qëlluar me thikë gjatë grabitjes.
18-vjeçari u identifikua gjatë një kontrolli rutinë nga policia. Gjatë verifikimeve, efektivët zbuluan se ai ishte në kërkim dhe duhej të ndodhej në qeli.
Pas arrestimit, i riu u transferua në institutin e të miturve “Istituto Penale Minorile Ferrante Aporti” në Torino, ku do të qëndrojë në pritje të vendimit gjyqësor.
Rasti ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si një person me masë sigurie “arrest me burg” mund të lëvizte i lirë për javë të tëra pa u ndaluar.