Një rast shqetësues është raportuar mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania. Një fëmijë 11-vjeçar rezulton i zhdukur prej disa orësh në zonën e Shkozës, në Tiranë.
Bëhet fjalë për Dritan Dema, 11-vjeç, i cili është parë për herë të fundit pranë shkollës “Androkli Kostallari” në Shkozë.
Sipas informacioneve të siguruara, ai ka humbur kontaktet me familjen paraditen e sotme, rreth orës 09:00–10:00, dhe që prej këtij momenti nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij.
Në momentin e fundit kur është parë, Dritani ka qenë i veshur me rroba të zeza dhe atlete bardh e zi.
Familjarët janë tepër të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve. Çdo person që mund ta ketë parë apo ka informacion mbi vendndodhjen e tij, është i lutur të kontaktojë redaksinë tonë, ose në këtë numër telefoni: 355 68 362 9773.