Bulqizakët mbushin vetë gropat e rrugës, Festimja në gjumë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.03.2026, 15:55

Një banor i Bulqizës ka denoncuar gjendjen alarmante të rrugës kryesore që lidh Bulqizën e re me të vjetrën. Sipas tij, për shkak të gropave të mëdha, lëvizja e mjeteve të vogla është bërë e rrezikshme dhe qytetarët detyrohen të mbushin vrimat me granil për të mundësuar kalimin.

Problemi është bërë veçanërisht shqetësues, pasi asnjë ndërhyrje nga autoritetet lokale nuk është bërë deri më tani.

Banori shton se Bashkia e Bulqizës, me kryetare Festime Mjeshtri, nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të zgjidhur këtë situatë kritike. Ai kërkon ndërhyrje urgjente për rikonstruksionin e rrugës dhe për të garantuar sigurinë e banorëve dhe automjeteve që kalojnë çdo ditë në këtë aks.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, jam një banor i Qytetit Bulqizë dhe kjo është rruga kryesore që lidh Bulqizën e re me të vjetrën dhe është bërë shqetësuese për mjetet e vogla, pasi janë bërë gropa të mëdha. I mbushin qytetarët me granil, pasi Bashkia Bulqizë me kryetare Festime Mjeshtri as që do t’ia dijë për këtë pjesë shqetësuese! Ju lutem postojeni anonim. Faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit