Protestuesit hedhin molotovë në vilën e ish-diktatorit Hoxha, godina përfshihet nga flakët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.02.2026, 21:14

Protesta e thirrur nga opozita ditën e sotme ka nisur rreth orës 18:00 dhe po vijon në formë marshimi drejt disa institucioneve në Tiranë.

Gjatë zhvillimit të saj, ish-vila e Enver Hoxha është përfshirë nga flakët. Sipas raportimeve nga vendngjarja, në drejtim të godinës janë hedhur mjete piroteknike dhe molotovë, duke shkaktuar zjarr në ambientet e saj.

Menjëherë pas përhapjes së flakëve, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe policia për të vënë situatën nën kontroll.

Pas këtij momenti, protestuesit kanë vijuar marshimin në drejtim të Kryeministrisë, ku është vendosur një kordon policor.

Protesta po zhvillohet në një klimë të tensionuar, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe autobote uji për të shpërndarë turmën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit