Irani akuzon SHBA dhe Izraelin: “85 nxënëse të vrara” nga sulmi ajror në jug të vendit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.02.2026, 18:28

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa autoritetet iraniane pretendojnë se të paktën 85 nxënëse janë vrarë pas një sulmi ajror të kryer nga SHBA dhe Izraeli ndaj një shkolle për vajza në jug të Iran.

Sipas deklaratës së autoriteteve iraniane, sulmi ka ndodhur në qytetin Minab, në provincën Hormozgan. Agjencia shtetërore IRNA raportoi se objekti i goditur ishte një shkollë për vajza dhe se si pasojë kanë humbur jetën të paktën 85 nxënëse.

Minab ndodhet në një zonë ku operon edhe Garda Revolucionare iraniane, çka e bën rajonin me rëndësi strategjike.

Deri në këto momente, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë një reagim zyrtar mbi pretendimet për këtë sulm.

Sulmet e raportuara vijnë në një kontekst përshkallëzimi të fortë ushtarak. Sipas mediave iraniane, goditjet e para të operacionit ajror kanë ndodhur pranë zyrave të Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei, ndërsa është raportuar se objektiv ka qenë edhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në një video të publikuar në rrjetet sociale se SHBA ka nisur “operacione të mëdha luftarake në Iran”.

Si kundërpërgjigje, Irani ka lëshuar raketa drejt bazave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, duke rritur frikën për një përhapje më të gjerë të konfliktit në rajon.

Situata mbetet në zhvillim, ndërsa informacionet për viktimat dhe objektivat e goditura bazohen kryesisht në raportimet e autoriteteve iraniane dhe nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga burime ndërkombëtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit