Ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare infermieri i QSUT, Erald Samarxhi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.02.2026, 21:25

Është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare Erald Samarxhi, infermier pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Lajmin e hidhur e bëri të ditur Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, e cila shprehet se Eraldi ka qenë një nga infermierët më të përkushtuar në spitalin e Infektivit, duke dhënë kontribut të veçantë gjatë kohës së pandemisë dhe në çdo rast kur pacientët kishin nevojë për ndihmë. Shoqata e Infermierëve e përshkruan atë si një djalë shembullor, i dashur dhe i përkushtuar ndaj profesionit dhe pacientëve.

“Një lajm i dhimbshëm vjen nga radhët e infermierëve. Sot ndahet nga jeta kolegu ynë, infermieri Erald Samarxhi, në moshën 39-vjeçare. Ai la një boshllëk të madh tek familja, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin. Me një kontribut të pashoq, sidomos gjatë pandemisë, Eraldi ishte gjithmonë pranë njerëzve që kishin nevojë. Pushofsh në paqe, koleg,” shkruan Shoqata e Infermierëve, duke shprehur ngushëllime të përzemërta familjes, kolegëve dhe miqve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit