Një qytetar nga Kamza ka denoncuar zaptimin e hapësirës së përbashkët para pallatit ku banon, duke pretenduar se subjektet private e kanë kthyer atë në lokal. parkim makinash dhe zonë grumbullimi mbetjesh.
Sipas denoncimit, hapësira që duhet të jetë në shërbim të banorëve është “privatizuar” nga një lokal në zonë, duke e bërë të vështirë hyrje-daljen në pallat dhe duke krijuar shqetësime të vazhdueshme.
Ndërkohë një biznes tjetër shfrytëzon hyrjen para pallatit për të parkuar makinat.
Banorët shprehen se situata është bërë e papërballueshme, ndërsa theksojnë se në pallatet e tjera përreth hapësirat e përbashkëta janë të lira dhe funksionale.
Ata thonë se fëmijët nuk kanë ku të dalin të luajnë pasi zona është kthyer si uzinë, jo si lagje banimi.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për verifikimin e situatës dhe marrjen e masave, duke theksuar se ndihen të diskriminuar pasi për shkelje të vogla ndëshkohen me gjoba, ndërsa zaptimi i hapësirës publike vijon pa pasoja.
Denoncimi i qytetarit:
Shikoni o vlla na e kan zen te gjith hapsiren para pallatit lokali tjetri e ka privatizi e ka kthy parkim makinash mbeturinat aty a do marre ndonje mas rakipi se ne tjerve na myten ne gjoba apo tju vejm benzinen edhe shpetojm ska fmija ku te dale me lujt posht eshte kthy si uzin jo si lagje banimi shifi hapsirat e tjt te pallatave jan ne rreg ktu e kan privatizu sdi robi ku me kalu me hy nhymje pallatit