Tentoi të përdhunonte një vajzë me aftësi të kufizuara në Greqi, shqiptari: Nuk mbaj mend

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.02.2026, 16:28

Një 64-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Mark Preçi, është vënë nën akuzë në Greqi për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara, si dhe për përpjekje për të abuzuar edhe me motrën e saj binjake, e cila gjithashtu ka aftësi të kufizuara.

Rasti u bë publik pas kallëzimit të nënës së dy vajzave, ndërsa çështja po hetohet nga autoritetet greke. Sipas mediave vendase, gjatë paraqitjes para gjykatës, 64-vjeçari ka mohuar qëllimin për të kryer veprën penale, duke pretenduar se në momentin e ngjarjes kishte konsumuar sasi të madhe alkooli dhe se nuk mban mend çfarë ka ndodhur.

Ai ka deklaruar se ndodhej në banesën e 25-vjeçares pasi, sipas tij, nëna e vajzave i kishte dhënë çelësat e shtëpisë për t’ua treguar atë blerësve të mundshëm, me qëllim shitjen e pronës. Në vijim të procedurave hetimore, i pandehuri ka paraqitur gjithashtu kërkesë për t’iu nënshtruar një ekspertize psikiatrike.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë penale të të akuzuarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit