Banorët e qytetit të Lezhës kanë ngritur shqetësimin për cilësinë e ujit të pijshëm gjatë orëve të fundit.
Sipas raportimit të një qytetareje, prej rreth tre orësh uji që rrjedh nga rubinetët është i ndotur dhe me ngjyrë të errët.
“Ka tre orë kështu, i zi sterrë. As s’mund të lahemi, as të bëjmë asgjë”, shprehet ajo.
Banorët thonë se situata ka krijuar vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë, si higjiena personale dhe përdorimi i ujit për gatim apo pastrim.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet përgjegjëse për furnizimin me ujë në qytet, ndërsa pritet një sqarim lidhur me shkaqet e ndotjes dhe kohëzgjatjen e problematikës.