“Trimi” i ‘Berçani Security’ që grushtoi sot banorët e Rrjollit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.02.2026, 17:04

Personi që shihni në foto është punonjësi i 'Berçani Security', i cili sipas banorëve ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve në Rrjoll. Banorët prej ditësh kundërshtojnë punimet në zonë, duke deklaruar se po mbrojnë pronat e tyre nga interesat e biznesmenit Bashkim Ulaj.

Sipas pamjeve, punonjësi i sigurisë private ka goditur me grushte disa prej banorëve gjatë përplasjes. Por ajo që ka shkaktuar edhe më shumë zemërim është fakti se, pas incidentit, ai është larguar nga zona nën mbrojtjen e uniformave blu.

Banorët e konsiderojnë këtë njëanshmëri të hapur dhe mbrojtje të interesave private në kurriz të qytetarëve që protestojnë. Ata kërkojnë hetim të menjëhershëm të ngjarjes dhe përgjegjësi konkrete për aktin e dhunës, duke theksuar se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, as punonjësit e sigurisë private, as ata që i mbështesin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit