Kontenieri u hoq nga policia dhe ata donin ta shisnin, Buzi Store u dhuron 1000 euro

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.02.2026, 23:05

Pas publikimit të apelit për ndihmë për familjen Nanxa në Vlorë dhe ndërhyrjes së Buzi Store me dhurimin e një kontenieri për strehim të përkohshëm, është e nevojshme të sqarojmë situatën që pasoi.

Kontenieri u vendos me mirëbesim në një sipërfaqe që mendohej se ishte pronë publike. Më pas rezultoi se trualli në fjalë ishte pronë private dhe, pas verifikimeve përkatëse, u kërkua lirimi i hapësirës.

Për të shmangur komplikime të mëtejshme dhe për të mos lejuar që struktura të hiqej në mënyrë të detyruar apo të dëmtohej, Buzi Store vendosi ta largojë vetë kontenierin në mënyrë të rregullt.

Nga ana tjetër, familjarët kishin shprehur dëshirën për ta shitur kontenierin për një vlerë prej 1000 eurosh. Në këto kushte, Buzi Store vendosi t’i japë familjes këtë shumë në formë mbështetjeje financiare, në mënyrë që ndihma e ofruar të mos mbetej pa efekt konkret.

Në videon sqaruese, familjarët konfirmojnë se janë korrekt me kompaninë dhe se kontributi është dhënë me përgjegjësi.

Ndërkohë, Buzi Store ka bërë me dije se është e gatshme të dhurojë edhe dy kontenierë të tjerë për familjen, me qëllim që ajo të mos mbetet pa strehë. Por për vendosjen e tyre nevojitet një zgjidhje e qartë për truallin.

Në këto kushte, i bëjmë thirrje urgjente Bashkisë së Vlorës që të identifikojë një hapësirë të përshtatshme ku këto kontenierë të mund të vendosen ligjërisht, në mënyrë që familja të mos përfundojë në qiell të hapur.

Po ashtu, apeli mbetet i hapur edhe për qytetarët dhe bizneset që mund të kontribuojnë me ndihmë konkrete, qoftë për strehim afatgjatë, qoftë për mbështetje financiare apo materiale.

Rasti i familjes Nanxa tregon se solidariteti ekziston, por zgjidhja përfundimtare kërkon bashkëpunim institucional dhe mbështetje të vazhdueshme, në mënyrë që kjo familje të ketë një strehë të sigurt dhe dinjitoze.

JOQ Albania do të vijojë të ndjekë nga afër këtë çështje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit