Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku sipas tij, protagonist është një burrë i moshuar.
Siç shihet dhe në pamjet nga kamerat e sigurisë, i moshuari shfaqet teksa po lëviz përpara biznesit. Në një moment, ai vëren një telefon celular të lënë mbi një tavolinë në ambientin e jashtëm të lokalit. Më pas, ai kthehet mbrapsht, afrohet, e merr telefonin, e fut në xhep dhe largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Pronari i biznesit thotë se bëhet fjalë për një telefon pune, i cili përmban kontakte dhe të dhëna të rëndësishme, çka i ka shkaktuar probleme në aktivitetin e përditshëm.
Denoncimi i plotë:
“Përshëndetje JOQ! Donim të bënim një denoncim nëpërmjet jush. Bëhet fjalë për vjedhje telefoni nga një burrë i moshuar (i filmuar nga kamerat e sigurisë). Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Duam që zotëria, ose familjarët e zotërisë, ta kthejnë telefonin në vendin ku u mor. Është telefon pune dhe na ka prishur shumë punë vetëm për kontaktet që ka të regjistruara. Këto janë pamjet. I lutemi zotërisë ose familjarëve të tij të gjejnë një mënyrë për ta kthyer telefonin, përndryshe do të denoncohet në polici. Faleminderit.”
Pronari bën thirrje që telefoni të dorëzohet sa më parë, për të shmangur përfshirjen e autoriteteve.