“Mori syzet e shtrenjta, i futi në xhep dhe u largua pa paguar!”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.02.2026, 21:37

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në një qendër optike brenda QTU.

Sipas denoncimit, një person ka marrë një palë syze me vlerë të konsiderueshme dhe është larguar nga ambienti pa kryer pagesën. E gjithë ngjarja është e regjistruar nga kamerat e sigurisë, ndërsa nga pamjet, të dërguara në redaksinë tonë, personi në fjalë duket teksa merr syzet nga vitrina dhe i fut në xhep.

Punonjëset e optikës shprehen se, fatkeqësisht, dëmi financiar bie mbi to dhe shuma do të paguhet nga rroga e tyre.

Ato i bëjnë thirrje publike personit që të reflektojë dhe të kthejë syzet sa më parë. Në të kundërt, paralajmërojnë se do të hapen kamerat e gjithë qendrës tregtare për identifikimin e plotë të autorit dhe pamjet do të bëhen publike. Çështja, sipas tyre, do të ndiqet edhe në rrugë ligjore.

“Veprime të tilla nuk mund dhe nuk do të tolerohen,” thuhet në mesazhin e dërguar në redaksinë tonë.

JOQ Albania inkurajon personin në fjalë të reagojë dhe të zgjidhë situatën përpara se rasti të marrë përmasa të tjera ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit