Një histori e pazakontë po bën xhiron e rrjeteve sociale. Bëhet fjalë për Miauricio, një mace portokalli që është kthyer në figurën më të dashur të kompanisë Geotest, një firmë me bazë në Meksikë e specializuar në inxhinieri gjeoteknike.
Gjithçka nisi kur punonjësit e gjetën dhe e ndihmuan macen, duke vendosur ta mbajnë në ambientet e kompanisë. Me kalimin e kohës, Miauricio nuk ishte më thjesht “macja e zyrës”, por u bë pjesë e pandarë e përditshmërisë i pranishëm në mbledhje, mes projekteve dhe gjatë pushimeve të kafes.
Prania e tij ndikoi aq shumë në ambientin e punës, sa kompania mori një vendim simbolik, por domethënës: t’i japë titullin “Inxhinier i Mbështetjes Emocionale”.
Dhe nuk mbeti vetëm një gjest simpatik për rrjete sociale. Miauricio “nënshkroi” një kontratë zyrtare dhe u pajis me kartë identifikimi të kompanisë, ku shfaqet me emër, rol dhe fotografi, madje i veshur me kostum elegant, si një drejtues i vërtetë.
Rasti i Miauricio-s ka tërhequr vëmendje të madhe, jo vetëm për anën e tij të ëmbël, por edhe për mesazhin që përcjell, rëndësinë e mirëqenies emocionale në vendin e punës.
Në një kohë kur stresi dhe presioni profesional janë pjesë e përditshme e shumë zyrave, Geotest zgjodhi të japë një mesazh ndryshe ndonjëherë, “punonjësi” më i vlefshëm është ai që sjell qetësi, buzëqeshje dhe pak ngrohtësi në ekip.
Dhe duket se, në këtë kompani meksikane, inxhinieri më i dashur ka katër putra.