Një skenë e rëndë papërgjegjshmërie është regjistruar në rrugët e kryeqytetit, ku një taksist ka rrezikuar seriozisht jetën e një fëmije të mitur. Në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania, shihet momenti kur një çift prindërish po kalonin rrugën mbi vizat e bardha duke shtyrë karrocën, por një taksi ka vazhduar rrugën në mënyrë tepër të rrezikshme.
Taksisti, në vend që të jepte përparësi siç e kërkon ligji, ka vijuar rrugën me shpejtësi duke kaluar vetëm pak centimetra larg fëmijës. Ky veprim "gangsteresk" ka shkaktuar revoltë te dëshmitarët në vendngjarje, të cilët kanë mbetur të shokuar nga indiferenca e shoferit.