Paralizohet rruga! Shqipot kthehen nga Korça për Tiranë në fundjavë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.02.2026, 19:41

Fundjava ka sjellë trafik të rënduar në juglindje të vendit, ku qindra automjete janë përballur me pritje të gjata në aksin nga Korça drejt Tiranës.

Situata u përkeqësua pasi qarkullimi në rrugën alternative Moglicë–Lozhan u bllokua për disa orë këtë të shtunë, si pasojë e trajlerave të tpnazhit të rëndë që penguan kalimin e mjeteve. Pas ndërhyrjes së autoriteteve, një korsi e këtij segmenti është hapur, duke lejuar rifillimin e lëvizjes.

Qarkullimi po kryhet me alternim, nën mbikëqyrjen e punonjësve të policisë, për të shmangur kaosin dhe për të disiplinuar fluksin e lartë të automjeteve.

Ndërkohë, në segmentin Maliq–Gramsh janë krijuar radhe kilometrike, kryesisht nga mjetet që po kthehen nga Korça në drejtim të Tiranës pas fundjavës. Pamjet nga zona tregojnë kolona të gjata automjetesh dhe lëvizje të ngadaltë, duke e bërë udhëtimin drejt kryeqytetit më të vështirë se zakonisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit