Policia në shërbim të oligarkut Ulaj, kundër banorëve të Baks-Rrjollit!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.02.2026, 13:23

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë, edhe këtë herë, janë përballur me dhunë nga Policia e Ilir Prodës dhe Edi Ramës gjatë protestës së tyre kundër ndërtimit të resortit turistik “Aba Blue Borgo” të oligarkut Bashkim Ulaj, botues pranë familjes Berisha dhe një nga grabitësit e parave publike përmes tenderave të rrugëve falë bekimit të qeverisë.

Qindra efektivë janë vendosur në zonë për të larguar dhe arrestuar banorët që protestojnë paqësisht, ndërsa ndërtimi i resortit vazhdon pa ndërprerje që nga marsi i vitit 2025. Policia e shtetit në vend të mbrojtjes, po përdoret si mburojë për investitorin, duke shtypur kundërshtimin qytetar.

Resorti “Blue-Borgo” ka marrë statusin special si “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje” më 31 dhjetor 2024 dhe parashikon ndërtimin e vilave dhe hoteleve luksoze në një sipërfaqe prej rreth 146 hektarësh. Banorët akuzojnë se ndërtimi po zhvillohet në tokat e tyre të trashëguara ndër breza, pavarësisht kundërshtimeve dhe kallëzimeve të depozituara në SPAK.

Leja e ndërtimit u firmos më 15 janar 2025 nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por për banorët ky veprim shoqërohet me dhunë policore dhe shmangie të shqetësimeve qytetare. Ata kërkojnë ndërhyrje institucionale për të ndaluar shkeljen e pronave dhe për të garantuar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit