Një aksident i frikshëm është regjistruar pak minuta pas mesnate në zonën e Astirit, në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake dhe dëshmive nga vendngjarja, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës. Pak çaste pas përmbysjes, mjeti është përfshirë nga flakët, duke krijuar momente paniku për kalimtarët dhe banorët e zonës.
Në videon e dërguar në redaksinë tonë nga dëshmitarë okularë, shihet makina e përmbysur dhe forcat zjarrfikëse që ndërhyjnë me shpejtësi për shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit.
Fatmirësisht, sipas informacioneve të para, nuk raportohet për persona të lënduar.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se automjeti kishte targa angleze, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe pritet të sqarohen nga autoritetet.