Një situatë e rrezikshme është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Shkozetit. Një gropë e madhe në rrugë ka bërë që tre makina të çajnë gomat, duke rrezikuar drejtuesit e automjeteve.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, duke theksuar se gropa është lënë në atë gjendje prej disa ditësh. Autoritetet rrugore ende nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për riparimin e saj apo vendosjen e sinjalizimeve paralajmëruese.
Qytetarët paralajmërojnë se mosveprimi i autoriteteve mund të shkaktojë aksidente më të rënda, duke bërë që reagimi urgjent të jetë i domosdoshëm për sigurinë në këtë segment të autostradës.