Shteti lë pa drita besimtarët, ikën korrenti në xhami

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.02.2026, 22:00

Një situatë e turpshme është denoncuar mbrëmjen e sotme në redaksinë tonë nga banorët e Laknasit. Ndërsa besimtarët ishin mbledhur për të falur namazin e Teravisë, shteti, përmes OSHEE-së, ka vendosur t’i lërë në errësirë totale.

Denoncimi i qytetarit:

"Mirëmbrëma! Sot te Xhamia Laknas, ora 19:00 gjatë faljes së Teravisë, rreth 1 orë e gjysmë pa drita. Edhe tani në muaj të agjërimit po i fikin..."

Besimtarët raportojnë se ndërprerja ka zgjatur rreth 90 minuta, duke vështirësuar ritualet në këtë muaj të shenjtë. Ky dështim i shtetit për të garantuar energji elektrike gjatë orëve të kulmit të besimit, tregon mungesën totale të respektit dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve.

Në një kohë kur flitet për investime miliona eurosh, besimtarët shqiptarë detyrohen të falen në errësirë. A është ky "shteti" që mburret me dritat e qendrës së Tiranës, ndërsa periferitë i lë në mesjetë fiks në Ramazan?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit